Basha: Rama, arkitekt i bllokimit

Kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për bllokimin e të gjitha projekteve në kryeqytet, duke e cilësuar atë si “arkitekti i bllokimit”.

Gjatë inspektimit të rikonstruksionit të kopshtit nr.40, “Nënë Tereza’, pranë tregut elektrik, Basha u shpreh se kreu i qeverisë ka bllokuar buxhetin e bashkisë dhe për rrjedhojë dy projektet më të mëdha për Tiranën, bulevardin e ri të saj dhe Tramvajin.

“Një numër jo i vogël kopshtesh të kryeqytetit janë buxhetuar që në vitin 2014, por prokurimi i tyre tani po ndodh, jo se bashkia e vonoi, por se ish-kryebashkiaku e bllokoi buxhetin e baskisë. Kjo është lufta politike që Rama po i bën bashkisë së Tiranës. Ky nuk është vetëm kryeministri më armiqësor, por dhe më gënjeshtar dhe mashtrues, pasi është vetë arkitekti i këtij bllokimi. Ai bllokoi vetë buxhetin e bashkisë, siç është bulevardi i ri i Tiranës, pasi nuk i duron dot veprat e mëdha dhe i ka kompleks. Rama bllokoi hapat e mëtejshëm për tramvajin e Tiranës, i cili e ka projektin gati me ndihmë të qeverisë franceze”, tha Basha.

Më tej kryetari i bashkisë, Basha deklaroi se ky bllokim mund të përkthehet si një armiqësi jo ndaj tij, por ndaj qytetarëve të Tiranës./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button