Organizata “Hilal”, ndanë mjete për shkollat e zonave malore të Gostivarit

Shkollat e zonave malore të Komunës së Gostivarit do furnizohen me banka, karrige dhe dërrasa të zeza të reja. Bëhet fjalë për një donacion nga Bashkësia Islame në Republikën e Maqedonisë, respektivisht organizata humanitare “Hilal”, unioni i imamëve të Zvicrës dhe organizata ndërkombëtare islamike “Relief”.

Udhëheqësi i Sektorit të Arsimit në komunën e Gostivarit, Qeramedin Selimi, bashkë me muftiun e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, Shaqir Fetai dhe Shefin e Kabinetit të Reis Ulemasë së BFI-së, Agron Vojnika panë nga afër donacionin për shkollat e Gostivarit.

“Janë gjithsejtë 175 banka, 350 karrige dhe 18 dërrasa të zeza. Në si muftini e BFI-së në Gostivar, jemi të kënaqur që ja më në fund edhe Bashkësia Islame në Republikën e Maqedonisë që përveç obligimeve që i kryen brenda institucionit dhe nevojat që ka ndaj institucioneve fetaro-arsimore që i mbikëqyre dhe i financon, ajo jep mundësinë që të shtrinë dorën dhe të ndihmoje të jep donacione edhe në shkollat tjera që janë nën mbikëqyrjen e komunës”, theksoi muftiu, Shaqir Fetai

Qeramedin Selimi, Udhëheqës i Sektorit të Arsimit në Komunën e Gostivarit, tha se me këtë donacion do të përmirësohen kushtet hapësinore për fëmijët në shkollar në vendbanimet rurale.

“Për ne ky është një akt i veçantë ku dëshmohet bashkëpunimi i mirëfilltë që ekziston midis Bashkësisë Islame në Gostivarit dhe komunës. Në emër të kryetarit të kryetarit të komunës, Nevzat Bejta dhe në emër të drejtorëve të shkollave falënderojmë Reis Ulemanë dhe BFI-në, myftiun e Gostivarit dhe sidomos organizatën “Hilal” e cila ka mundësuar këtë donacion për shkollat e Gostivarit. Ky donacion do të shkoje kryesisht për shkollat qendrore rurale dhe për shkollat periferike të cilat janë në kuadër të shkollave qendrore këtu në Komunën e Gostivarit. Donacioni do përfundoje në fshatin Simnicë, në shkollat periferike të shkollës “Gjon Buzuku”, në shkollën periferike “Përparimi”, në fshatin Koritë.

“Sot përfunduam aksionin të ndërmarrë për të dhuruar disa banka dhe karrige për shkollat, sidomos për shkollat e Komunës së Sarajit dhe Komunë së Gostivarit. Është ky viti i katër që Bashkësia Islame nëpërmjet organizatës së saj “Hilal”, bën shpërndarjen e mjeteve dhe pajisjeve nëpër shkollat e ndryshme të vendit. Ne kemi në plan që këtë aksion ta zgjasim edhe në rajonin e Tetovës dhe Kumanovës”, tha Agron Vojnika, Shef i Kabinetit të Reis Ulemasë së BFI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button