Pensionimi duhet të jetë i njëjtë për dy gjinitë

Komiteti i Helsinkut ka reagur ndaj reformave të reja të pensionimit, duke thënë se zgjatja e pensionit te gratë deri në 65 vjet, ndërsa te burrat deri në 67 vjet, është diskriminim gjinor. Ata theksojnë se edhe gratë duhet tju lihet mundësia që të dalin në pension në 67 vjet, kuptohet, nëse ata e dëshirojnë një gjë të tillë.

Drejtoresha e Të Drejtave Të Helsinkut, Uranija Pirovska, thekson se kjo ka të bëjë me steriotipet të cilat ekzistojnë në shoqëritë tona, se gruaja është vetëm për punë shtëpi dhe për të rritur fëmijë.

-Në 27 shtete të BE-së nga 28, këtë problem e kanë zgjidhur, duke mundësuar barabarsi mes viteve të gruas dhe burrit – thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkut.

Lajme të ngjashme

Back to top button