Shkëndija 4 javë pa brazilianin Junior

Sulmuesi brazilian i Shkëndijës, Stenio Junior do të qëndrojë rreth 4 javë jashta tereneve sportive si pasojë e një dëmtimi në muskulin e këmbës.

Sulmuesi tani më një kohë ankohet në dhimbje të muskulit dhe ekipi mjekësor i Shkëndijës ka kërkuar analiza të detajuara, të cilat kanë diagnostifikuar lëndim pak më serioz. Në muskulin e Juniorit është formuar një hematom, i cili kërkon trajtim më profesional dhe të kujdesshëm si dhe pushim të reptë nga seancat stërvitore.

Braziliani tani më ka nisur terapinë dhe pritet që faza e rekuperimit të zgjasë prej 3 deri në 4 javë. Ekipi mjekësor planifikon që vetëm pas shërimit të plotë, të japë dritë të gjelbërt që Junior kthehet në skuadër dhe të nisë më seancat stërvitore.

Lajme të ngjashme

Back to top button