Buçkovski: Shtatë vite nuk gjej drejtësi, do ta kërkoj atë në Gjykatën Supreme

Ish kryeministri dhe ministri i mbrojtjes së Maqedonisë, Vllado Buçkovski, i cili dje u dënua nga gjykata me 2 vite burg për rastin e quajtur “pjesë të tankeve” tha se drejtësinë do ta kërkojë në Gjykatën Supreme.

“Shtatë vite me radhë po zgjatë ky proces, shtatë vite e kërkoj drejtësinë, por nuk mund ta gjejë. Më lehtë do të gjeja një gjilpërë në me stë kashtës. Sidoqoftë, shpresa vdes e fundit, do ta kërkoj drejtësinë para instancave më të larta të gjykatave, në Gjykatën supreme. Do të kërkoj ilaç juridik për rishikim të jashtëzakonshëm të gjykimit”, tha Buçkovski.

Ai akuzohet se ka bërë furnizime të tepërta të pjesëve rezervë të tankeve. Përveç Buçkovskit dënim me dy vite burg kishte marrë edhe komandanti i shtatmadhorisë së Maqedonisë, Metodi Stamboliski.

Lajme të ngjashme

Back to top button