Hoxhaj: Para 3 nëntorit do të hiqet barrikada mbi Ibër

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë” ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë do të implementohet shumë shpejt.

Sipas tij, edhe barrikada në urën mbi lumin Ibër do të largohet, bashkë më të edhe të gjitha strukturat ilegale të Serbisë që tash e 13 vjet kanë operuar në veri të Kosovës.

Pas insistimit të moderatorës Jeta Xharra nëse Hoxhaj është i gatshëm të bëjë intervistë me të në veri të Kosovës, ai ka paralajmëruar se është i gatshëm pas 10 nëntorit të bëjë intervistë në veri të Kosovës.

Në këtë Intervistë, ministri Hoxhaj ka folur edhe për debatin për ndryshimin e librave të historisë.

Sipas tij, librat e historisë nuk duhet të shkruhen nga politikanët, por duhet të shkruhen nga historianet.
Ai ka folur edhe për procesin e njohjeve, duke theksuar se pas njohjes së Egjiptit, pritet njohje edhe nga Libia dhe shtete tjera përreth Egjiptit.

Hoxhaj ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ai ka komentuar edhe për dorëheqjen e ambasadorit Lulzim Peci, duke thënë se ambasadorët e Kosovës duhet të besohet të jenë më lojal ndaj shtetit të Kosovës,  transmeton  Express

Lajme të ngjashme

Back to top button