Qeveria ndryshon ligjet për mediat pa kurrfarë konsultimi me SHGM

Për më pak se nëntë muaj qeveria maqedonase tre herë ndryshon Ligjin për Shërbime mediale audio dhe audio vizuale. Edhe këtë herë, si deri më tani, Qeveria ndryshon ligjin me procedurë të përshpejtuar pa kurrfarë konsultimi me organizatat e gazetarëve dhe të mediumeve dhe pa diskutim publik.
Kjo tregon se qëllimi i ligjit nuk është të mbrojë lirinë e mediumeve dhe të promovon interesat e mediumeve dhe të gazetarëve, por të ju shërbej interesave politike ditore të Qeverisë, thekson Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Me ndryshimet më të reja, Qeveria rritë autorizimet e drejtorit të Agjencisë për Shërbime të Mediumeve audio dhe audiovizuale me qëllim që të disiplinon mediumet dhe të rregullon mënyrën e pagesës për radiodifuzerët nacional për prodhim të programit.

“Qeveria në vend që të mbulojë gjysmën e shpenzimeve për produksionet vendore duhet të përgjysmojë orët për emetim të programit dokumentar dhe të luajtur vendor në radiodifuzerët nacional.

Ne dyshojmë se me kompensim të pjesërishëm të shpenzimeve për prodhim të këtij lloj programi Qeveria nuk ka ndërmend të nxit prodhimin vendor, por të rrit edhe më shumë presionin financiar mbi mediumet që të forcon kontrollin mbi politikën e tyre redaktuese”, vlerëson SHGM-së.

Kështu Qeveria ndikon edhe në përmbajtjen e produkcionit vendor, sepse nota për përshtatshmërinë që ndonjë projekt të financohet nga Qeveria do ta sjellë komisioni ndërministror, që është organ politik.

Lajme të ngjashme

Back to top button