RDSH e ndarë në Strugë, Gojart Kaba i bën thirrje Thaçit të mos e shkatërojë PDSH-në

Gojart Kaba i cili pretendon është përfaqësues i vërtetë dhe legjitim rinisë së PDSH-së në Strugë (RDSH) në një deklarim për portalin Drini.mk, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në strukturat e rinisë së PDSH-së në Strugë, ku siç dihet tashmë para disa ditësh me prezencë edhe të vetë kryetarit Menduh Thaçi u mbajt kuvendi zgjedhor, nga ku për kryetar të RDSH-së në Strugë u zgjodh Meriton Vinca. Megjithatë sipas Kabës, Kuvendi në fjalë nuk mund të quhet i RDSH-së sepse aty mungonte pikërisht rinia e PDSH-së, mungonin kuvendarët dhe struktura e kësaj rinie. Kaba thotë se Menduh Thaçi mund të ketë në kontroll shumë elemente të partisë, por ai duhet ta kuptojë që rininë nuk mund ta kontrollojë kurrë, sepse rinia është rritur dhe ushqyer me frymë demokratike dhe nuk i njeh e as i pranon format e udhëheqjes me dirigjime të ngjashme si në sistemin e shekullit të kaluar.

“Më vjen shumë keq kur kryetari i partisë, personi i cili çdo ditë thirret në emër të statutit të PDSH-së, Menduh Thaçi, vjen në Strugë dhe në mënyrë të parregullt tenton të rizgjedhë përfaqësues të RDSH-së duke shkelur me dy këmbë në statutin e partisë. Ç’është më e keqja, në një organizim në kundërshtim me gjitha rregullat duke shkelur vullnetin e rinisë së PDSH-së në Strugë, ata zgjedhin për kryetar një person i cili deri dje ishte aktivist dhe simpatizues i BDI-së madje në shumë raste edhe i fotografuar teksa merrte pjesë në tubimet parazgjedhore të kësaj partie. Gjithsesi kjo nuk do të përbënte ndonjë problem sikur vetë rinia e PDSH-së së Strugës e cila i dhuroi fitoren e madhe kësaj partie, ta kishte votuar personin në fjalë. Por në atë kuvend nuk merrte pjesë rinia e vërtetë e PDSH-së, nuk ishin simpatizantët e flaktë të saj dhe punëtorët e palodhur të fushatës, por ishin njerëz të deleguar që nuk janë madje as anëtarë të kësaj partie. Kush e zgjodhi kryetarin e ri të RDSH-së? Në atë organizim që e quajtën kuvend, mungonin kuvendarët legjitim të RDSH-së, ne të gjithë e dimë realitetin dhe mënyrën si u realizua ky kuvend i pasuksseshëm sipërfaqësor sa për të bërë zhurmë në media. Një pjesë e anëtarëve të kryesisë së re të RDSH-së që i caktoi kryetari i zgjedhur në mënyrë jo të rregullt përveçse nuk ishin prezent në sallë nuk kishin fare dijeni se janë në atë listë dhe janë zgjedhur në kryesi” tha Gojart Kaba për Drini.mk

Kaba më pas shprehu qendrimin se rinia e PDSH-së në Strugë do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm iniciativën e Ziadin Selës për ta reformuar PDSH-në dhe për ta shëndrruar atë në një parti fituese.
“Parimi i natyrshëm në çdo sferë të jetës është fakti se ekipi që fiton nuk ndërrohet, ndoshta Menduh Thaçi fitoren e PDSH-së në Strugë e sheh si humbje në aspektin personal, megjithatë ne përsërisim qendrimin tonë se Rinia e PDSH-së në Strugë mbron fuqishëm dhe mbështet Lëvizjen për reforma të PDSH-së të inicuar nga Ziadin Sela, duke parë në këtë lëvizje shpresën për fitoren e madhe të PDSH-së e cila po i mungon tashmë nga një kohë shumë e gjatë dhe atë jo për faj të rinisë. Përfaqësuesit e vërtetë të rinisë së PDSH-së që fiton jemi ne, rinia që u dëshmua në zgjedhjet e fundit lokale dhe ne do të fitojmë përsëri, ndërsa individët të cilët ju i merrni dhe i emëroni si kryetarë, do të ngelën vetëm individë dhe kurrë sdo të jenë përfaqësues apo rini e PDSH-së. z.Menduh Thaçi, na lejoni që tju tregojmë si fitohen zgjedhjet, na lejoni që tju dhurojmë shqipëtarëve fitoren e shumëpritur. Ne rinia e vërtetë e PDSH-së mundemi”, tha Gojart Kaba në deklaratën e tij për portalin Drini.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button