Jankullovska: Ka marrë fund epoka e reketit e LSDM-së

Gjendja e sigurisë në shtet është stabile, ndërsa akuzat e opozitës janë manipulime, që duhet të mbulojnë pakreativitetin e opozitës. Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në intervistë për Press24, vlerëson seLSDM manipulon me disa raste të vrasjeve që kanë ndodhur, por të cilat policia në mënyrë eksprese i ka zgjedhur.

Akuzat për pasiguri janë retorikë e lirë politike, thotë Jankullovska, duke thënë se sot në Maqedonia janë e shkuar e largët llogaritjet mafioze nga koha e LSDM-së. Ajo ka thënë se asnjë prej këtyre rasteve nuk rrezikon sigurinë e përgjithshme, edhe pse opinioni me të drejtë është i shqetësuar pas secilës ngjarje të këtillë.

Megjithatë, sipas saj, koha e llogaritjeve mafioze dhe reketi, për qeverisjen e LSDM-së janë shumë larg prapa nesh.
“Dhe këtë e thonë edhe numrat. E saktë se për tetë muajt e parë kemi pasur 19 vrasje që është rritje në krahasim me vitin e kaluar, por opinioni duhet të di se vitin e kaluar kemi pasur numër rekord më të ulët të vrasjeve, respektivisht vetëm 20. Ku numër i vrasjeve nuk ka qenë që nga vitet e 80, respektivisht nga koha e Jugosllavisë. Për hir të së vërtetës nga viti 2006 prej kur jam në funksion, numri i vrasjeve me kontinuitet po zvogëlohet prej 42 në 20 gjatë 2013”.

Jankullovska ka thënë se mjafton vetëm të bëjmë krahasim me të dhënat nga koha e LSDM-së. Respektivisht në vitin 2002 janë regjistruar 65 vrasje, ndërsa në vitin 2003 rekordi i palavdishëm prej 75 vrasjeve, në vitin 2004 ka pasur 56 vrasje, ndërsa në 2005 53 vrasje.
“Kur kësaj t’i shtohet efikasiteti më i ulët në periudhën deri në vitin 2006, bëhet e qartë se sa LSDM dhe ekspertë e tyre janë kompetent të flasin për gjendjen e sigurisë, thotë Jankullovska.

“Ajo mendon se deri më tani nuk ekziston rrezik më i madh edhe nga mundësia për përhapjen e fundamentalizmit duke thënë se policia ka kontakte të rregullta me të gjitha shërbimet në rajon dhe më gjerë dhe në nivel ditor shkëmbejnë informacione të cilat do të mund të ishin me rëndësi për vendet e rajonit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button