Komisioni venecian do të deklarohet për ndryshimet kushtetuese më 9 shtator

Kërkesa për ndryshime kushtetuese është dorëzuar deri tek Komisioni i Venecias, por ende nuk ka një përgjigje mbi nismën e qeverisë. Anëtarët e këtij komisioni pas një jave do të qëndrojnë në Maqedoni kur edhe pritet të kumtojnë qëndrimin e tyre për ndryshimet në aktin më të lartë juridik në vend.

“Qëndrimin e tyre në lidhje më këto ndryshime Kushtetuese ende nuk e di dhe nuk jam i informuar. Më 9 shtator, anëtarë të Komisionit të Venedikut, së bashku me kryetarin do të qëndrojnë për vizitë ne Maqedoni dhe do të kenë takim të ndarë me mua si ministër të Drejtësisë dhe stafin tim, pikërisht për këto vendime Kushtetuese”, u shpreh Adnan Jashari, Ministër i Drejtësisë.

Ndryshimet kryesisht kanë të bëjnë me sferën e gjyqësisë dhe të financave, si dhe rregullimin me Kushtetutë të bashkëshortësisë, e cila do të definohet vetëm bashkësi mes burrit dhe Ndryshimet e iniciuara që duhet të kalojnë disa faza, qeveria i ka arsyetuar me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për forcimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, por edhe me çështje tjera financiare, kryesisht në sistemin bankar. Kjo nismë ka nxitur kërkesa tjera. PDSH, ka akuzuar qeverinë për lënien anash edhe kësaj radhe të shumë çështjeve të papërcaktuara që kanë të bëjnë me shqiptarët. Çështja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, e simboleve kombëtare, e ndarjes proporcionale të buxhetit, e miratimit të vendimeve në bazë të Parimit të Badenterit, janë disa nga çështjet që PDSH-ja kërkon të jenë pjesë e ndryshimeve kushtetuese. Debati për këto ndryshime shkaktoi edhe incidentin mes deputetëve shqiptarë në Kuvend javën e kaluar. Shumica parlamentare ka numrin e nevojshëm prej dy të tretave për miratimin e ndryshimeve të propozuara pavarësisht bojkotit të opozitës maqedonase dhe një paralajmërimi të tillë nga PDSH-ja.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button