Nuk do të ketë befasi për Maqedoninë në Samitin e NATO-s

Shefi Iidiplomacisë gjermane Frank Vllter Shtanmajer, ka bërë të ditur se në Samitin e ardhshëm të NATO-s, nuk mund të priten befasi të mëdha sa i përketë zgjerimit të aleancës për shkak se në planë të parë do të jetë situate në Ukrainë.

“Nuk jam në gjendje tash të prognozoj se çfarë do të sjellë mbledhja ën vazhdim. Duke pasur parasysh zhvillimin e konfliktit në Ukrainë, jam i kënaqur kur parashikojë gjërat për gjysmën tjetër të ditës së nesërme. Mund të them se këtë Samit të NATO-s, e përgatisim sa është e mundur për të vendosur për shumë punë që kanë të bëjnë me shtetet Balltike”, tha shefi i diplomacisë gjermane Frank Vallter Shtanmajer.

Sipas tij sa i përket zgjerimit, siç shihet në dokumente ka përparime të ndryshme tek partner të ndryshëm nga Ballkani perëndimorë.

“Në raport me këtë nuk besojë se do të ketë befasi të mëdha. Për shkak të situatës në Rusi, NATO në samitin e saj do të diskutojë lidhur me atë se si do të garantojë sigurinë e shteteve Balltike”, tha Shtanmajer.

Lajme të ngjashme

Back to top button