Sa ushtarë të huaj luftojnë në Siri?

Gazetat e perëndimit shpesh kanë qenë të stërmbushura me lajme ku tregohen sesi muslimanë nga Evropa luftojnë krahpërkrah militantëve të ISIS.
Në një rubrikë të saj, javorja britanike, Economist, ka sjellë një grafik sesa është realisht numri i ushtarëve të huaj në Siri, qoftë nga Evropa, por edhe nga shtetet fqinje të Sirisë.

Numrin më të madh në përqindje nga Evropa e ka Belgjika, Danimarka dhe Franca, ndërsa më pak Suedia dhe Gjermania.

Nga vendet e Lindjes së Mesme, numrin më të madh të luftëtarëve e ka Jordania, Tunizia dhe Libani ndërsa më të voglin Turqia dhe Egjipti.

Më poshtë Portalb ua sjell grafikun e Economist, ku për fat të keq nuk është dhënë numri i shteteve të Ballkanit që luftojnë atje, por sipas Gazetës Shqiptare, në Siri kanë qenë 65 shqiptarë nga Shqipëria , prej të cilëve 7 kanë ndërruar jetë dhe 26 janë kthyer në vendlindje. Nga Kosova ky numër llogaritet të jetë diku 100. /F. Dika, Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button