Maqedoni, mbi 150 emigrantë nga Siria kapen në tren

Mbi 150 emigrantë nga Siria mbrëmë janë gjetur në një tren transportues të hekurudhave të Maqedonisë në stacionin hekurudhor në Veles.

Sipas informacioneve fillestare, ata kanë qenë të fshehur në vagonë me të cilin është bartur qymyr për kompaninë “Feni” nga Kavadari.

Në mesin e emigrantëve ka pasur edhe gra, fëmijë nga moshta 15-16 vjeç.

Nga stacioni hekurudhor emigrantët janë marrë nën kujdesin e policisë dhe janë dërguar në qendrat për azil.

Lajme të ngjashme

Back to top button