SHGM: Policia tenton të pengojë gazetarët në punën e tyre

SHGM-ja është e shqetësuar seriozisht me incidentet e shpeshta kur policia pengon gazetarët në kryerjen e profesionit të tyre.

“Incident I tillë ka ndodhur më 25 gusht, ku një polic në mënyrë të detyrueshme I ka kontrolluar telefonin mobil gazetarit të Nova Tv, Derhan Muratov, deri sa ai ishte duke ndjekur protestën e punëtorëve ët lëshuar nga drejtoria doganore. SHGM, vlerëson se një veprim I tillë nga ana e policisë është tentim për censurë me të cilën stypet liria e mediave që është e garantuar me Kushtetutën e Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e SHGM-së.

Kjo organizatë thekson se ky nuk është incidenti i parë ku policia pengon gazetarët në punën e tyre, ndërsa MPB nuk arrin që ti gjejë dhe sanksionojë veprimet e tilla joligjore me arsyetimin se nuk ka dëshmi ose nuk mund të vërtetohen qëllimet e ankesave të gazetarëve.

“Opinioni në Maqedoni duhet të dijë se në bazë të cilit ligj policia i fshijnë fotografitë  e gazetarëve dhe u kontrollon telefonat mobil. Ftojmë ministren e MPB-së, Gordana Jankullovska të tregojë vullnet politik dhe vetë të angazhohet që të identifikohen  dhe dënohen pjesëtarët e MPB-së të cilët në mënyrë të pa autorizuar u kanë fshirë fotografitë gazetarëve”, thotë SHGM.

SHGM apelon gjithashtu që mediumet të sigurojnë legjtimim gazetarëve kur dalin për punë deh gazetarët duhet at dinë se askush nuk guxon që të u marrë asgjë pa urdhër të gjykatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button