Akoma nuk duket fundi i punimeve në çerdhen në Komunën e Sarajit

Edhe pas 4 vitesh ndërtim, akoma nuk duket fundi i punimeve në çerdhen në Komunën e Sarajit. Edhe ajo pak që ka mbetur për t’u bërë, e që është në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, po realizohet me një rritëm shumë të ngadaltë, duke mos premtuar hapjen së shpejti të kësaj komune. Kreu i komunës Bekim Murati thotëse ka miratuar vendimin për themelimin e çerdhes dhe se Komuna është e gatshme të rregullojë oborrin e saj, transmeton Alsat.

“Më shqetëson fakti që me këtë rritëm  me të cilën mundohen të punojnë, sjellin 2-3 njerëz që gjithë ditën ndoshta kryejnë shumë pak punë, dhe fatkeqësisht kjo është dashur të përfundoj para 2-3 muajve dhe në mënyrë të pakuptimtë gjithnjë e më tepër prolongohet dhe nuk merren hapa serioz apo për përfundimin final të kësaj çerdhe Kërkesa ime do të jetë te ministria përkatëse që seriozisht të merren me ndërtimin dhe përfundimisht këtë vit të filloj me punë ky institucion i cili gjatë kohë pritet nga vet banorët e Sarajit”, deklaroi Bekim Murati, kryetar i Komunës së Sarajit

Pak ditë më parë, ministri i Punës dhe Politikave Sociale u mburr për punimet që po kryhen në këtë komunë, për çerdhen e fëmijëve.

“Edhe në komunën e Sarajit dhe Likovës investohet në çerdhe për fëmijë dhe janë në fazën përfundimtare. Në këto dy komuna deri tani nuk ka pasur çerdhe dhe presim që në periudhën e ardhshme, si dhe pas përfundimit të obligimeve nga ana e komunës, këto çerdhe të hapen”, tha Dime Spasov, ministër i punës dhe politikës sociale.

Pas vënies në funksion të kësaj çerdhe, kryetari i komunës paralajmëron edhe hapjen e një çerdheje tjetër për fëmijë, në objektin e ish komunës së Kondovës. Për këtë objekt ka pasur shumë iniciativa për përshtatje të saj në ambulancë dhe institucione të tjera, por pas shumë analizash dhe kërkesash nga banorët,  është vendosur që ajo të përshtatet në çerdhe për fëmijë.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur, kuptohet në kuadër të kompetencave tona, që të bëjmë themelimin, respektivisht hapjen  e një çerdheje në vendbanimin Kondovë, respektivisht  në objektin e ish komunës së Kondovës, pasi që mendojmë që ai është vendi dhe objekti më i përshtatshëm, duhet vetëm të adaptohet dhe me një vendim të qeveris respektivisht të MPPS të adaptohet për çerdhe për fëmijë pasi nevojat e banorëve janë të mëdha”. Bekim Murati, kryetar i Komunës së Sarajit

‘Komuna e Sarajit përfshin 24 vendbanime me 40 mijë banorë, megjithatë nuk ka asnjë çerdhe për fëmijë. Aktualisht në Maqedoni, çerdhe për fëmijë kanë 46 komuna. Komuna e Sarajit bën pjesë në 38 komunat e tjera të cilat akoma nuk kanë asnjë institucion parashkollor’.

Lajme të ngjashme

Back to top button