Shkolla shtetërore e muzikës u zgjerua edhe në Saraj

Nxënësit e Komunës së Sarajit do të kenë mundësi që arsimin fillore për muzikë prej vitit shkollor 2022/23 ta ndjekin në Saraj, pas pëlqimit të dhënë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë dhe Komuna e Sarajit, transmeton Portalb.mk.

“Qendra Shkollore Shtetërore e Muzikës dhe Baletit  “Ilija Nikollovski – Lluj” hapësirat e të cilës gjendet në qendrën e Shkupit, nga viti shkollor  2022-2023 do të ketë paralele të disperzuar për arsimin fillor për muzikë  në Komunën e Sarajit”, sqaroi Ministria.

Procesi mësimor i kësaj shkolle do të zhvillohet në hapësirat e Shkollës Fillore Komunale “Dituria”.

Nisma për hapjen e zgjerimin e shkollës vjen nga prindërit dhe udhëheqësit e shkollës, ndërsa Ministria vlerësoi që kjo nuk do të ketë ndikim financiar për Buxhetin.

“Në vitin e ri shkollor  2022-2023, në Qendrën Shkollore Shtetërore  të Muzikës dhe Baletit u regjistruan gjithsej 8 nxënës, por në vend që të udhëtojnë çdo ditë ndërsa me qëllim që të ulen  shpenzimet dhe shqetësimet e familjeve të tyre, do të  ndjekin mësimet në komunën dhe vendbanimin e tyre”, sqarojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button