BFI e inatosur me Jankullovskën, Veliu shprehet për grupe të margjinalizuara falë tyre

Pjesëmarrja e shtetasve të Maqedonisë në konfliktin në Siri dhe Irak, ka shtruar edhe çështjen e sigurisë në vend dhe pasojat që mund të  sjellin pjesëmarrësit në këto konflikte pas kthimit të tyre.

Çështja e infiltrimit të grupeve nga Ballkani në konflikte nëpër botë në diskutimet e ndryshme është vlerësuar se nuk mund të ketë ndikim të madh në sigurinë e vendit dhe regjion, por ka shtyrë institucionet e shteteve të rajonit që të ndërmarrin disa masa që kanë të bëjnë veçanërisht me sanksionimin e personave që marrin pjesë në luftime jashtë vendit.

Myftiu i Manastirit Pllumb Veliu, thotë për Portalb, se gjendja e sigurisë në Maqedoni, që duket të jetë më stabile se vendet e tjera të rajonit që ballafaqohen me këtë dukuri më shumë është meritë e BFI-së se sa e aftësisë së institucioneve të shtetit.

Myftiu i Manastirit, Pllumb Veliu, thotë se në Maqedoni ka disa grupe margjinale dhe persona të izoluar të cilët nuk mund të funksionojnë dhe të arrin qëllimin e tyre. Por, kjo sipas tij, nuk do të thotë se nesër do të jetë e njëjta.

Ai reagon ndaj Jankullovskës edhe analistëve për siguri,  që kanë deklaruar  se nuk do të lejojmë që BFI ta shpëtojë shtetin.

“Faktet dhe argumentet janë ato që tregojnë se BFI është i vetmi institucion që është angazhuar për qetësinë e  të gjithë qytetarëve në vend. Ne jemi duke i luftuar të gjitha dukuritë devijante pa marrë parasysh çfarë janë. Neve e kemi luftuar maksimalisht dhe nuk u kemi lënë hapësirë”, thotë Veliu..

Veliu thotë se në vend që të kemi mirënjohje për këtë ministresha, Jankullovska, deklaron të kundërtën.

“Duke pasur parasysh kapacitetin e shtetit, tash për tash BFI është ajo që ka mbrojtur sigurinë e shtetit dhe për ngjarjet e mëtutjeshme BFI distancohet. dhe nuk do të lejojë që të përmendet islami nëse ndodhë diçka sepse gjërat e tilla asgjë nuk kanë të përbashkët me islamin. Ne kemi më se 100 paraqitje me shkrim deri të MPB për ti penguar këto dukuri negative, bëjmë sensibilizimin medial, ku tërheqim vërejtjen dhe kërkojmë aprovimin e ligjit për siguri. Është obligim kur ne të bëjmë një denoncim, MPB-ja duhet ët veprojë. Policia nuk i kryen punët e veta, por merret me  BFI dhe kemi situatën që në Ballkan jemi vendi më i sigurt në këtë aspekt fal BFI-së”, thotë Myftiu I Manastirit, Pëllumb Veliu.

Sipas tij, Gordana Jankullovska, shpreh cinizmin e saj kur thotë se Reis-ulema efendi Rexhepi, jep deklarata spektakolare për tu zgjedhur sërish.

“Është një funksion pa mandate pa afat deri sa  të jetë gjallë e shëndosh dhe punon sipas kushtetutës së BFI, kryetar do të jetë Sulejman Rexhepi”, thotë për Portalb, Pëllumb Veliu.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Te nderuar vllerzer, qytetare dhe dashamire te Fese Islame, lexoni me vemendje se cfar thote ky Myfti i nderuar: “Është një funksion pa mandate pa afat deri sa të jetë gjallë e shëndosh dhe punon sipas kushtetutës së BFI, kryetar do të jetë Sulejman Rexhepi”. Kjo tregon se keta njerez akoma jetojne me mentalitet komunizmi dhe totalitarizmi. Si ka mundesi qe nje teolog i cili ka studiuar Fene Islame te thote nje fjale te tille. Keshilla dhe sugjerimi im personal per ju te nderuar myftiler qe vraponi pas pushtetit, do te ishte qe te ‘ demokratizoni dhe liberalizoni mendjet dhe mentalitetin’ qe keni dhe te lejoni qe kete institucion ta udheheqin njerez intelektual, te dishem, te ndershem dhe te devotshem.
    Lus All-llahu fuqiplote qe te na udhezoje te gjitheve dhe te na paijse me dije dhe urtesi.
    Ja kalofshi mire

Back to top button