Mbaron ndalesa për automjetet e rënda në rrugën Gostivar – Ohër

Sot mbaron regjimi I ndalimit të automjeteve të rënda që ishte vendosur më 1 korrik për rrugën Gostivar – Ohër. Sipas ndalimit të përkohshëm automjetet e rënda me më shumë se 7.5 ton nuk kanë mundur të lëvizin çdo të premte nga ora 15 – 24 dhe të shtunën dhe të dielën nga 7 – 24.

Ndalimi i komunikacionit nuk kishte të bënte me automjetet që transportonin njerëz, lule ndihma humanitare, drithëra derivate të naftës.

Masa e ndalimit të komunikacionit u vendos për të evituar kolonat e gjata që krijonin automjetet e rënda në  kushtet e temperaturave të larta gjatë verës.

Lajme të ngjashme

Back to top button