Për manastirin Shën Biguri Qeveria ndau 2,5 milion euro

Qeveria dhe ministria për kulturë,pas tragjedisë që ndodhi në Manastirin Shën Biguri më 30 shtator 2009 në kontinuitet ka shpërndarë mjete për rikonstruimin e Pallatit të lartë,por edhe për ndërtimin e pjesës tjetër të pallatit Lindor .

Deri më tani ka shpërndarë mjete në vlerë prej 2,5 milion euro, përderisa për vitin tjetër do të ndajë 30 milion denarë, deklaroi ministrja për kulturë Elizabeta Kamçevska-Milevska gjatë takimit me kryepeshkopin e manastirit Shën Biguri, ati Dositej. 

Jam shumë e gëzuar në atë që vërej në këtë manastir. E gjitha kjo që bëhet  dhe rinovohet ka rëndësi të veçantë sepse  do të mbetet në ardhmërinë e shtetit tonë, kjo është ardhmëria e gjeneratave tona, sepse Shën Biguri është manastir me pasuri të pashtershme sepse bëhet fjalë për ikona të çmuara, freska,libra e gjitha kjo e ruajtur dhe e restauruar, tha Milevska.

Qeveria dhe besimtarët e shumtë ortodoks kanë dhënë donacion dhe riparim të Pallatit të Lartë  si dhe ndërtimin e Pallatit lindor, me këtë rast ati Dositej deklaroi se sipas intensitetit të realizimit të punëve pritet që deri vitin që vjen të gjitha riparimet do të jenë të gatshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button