Institucionet kundër diskriminimit, diskriminojnë qytetarët

Qytetarët e Maqedonisë nuk u besojnë institucioneve shtetërore kundër diskriminimit.

Nga një numër i madh i iniciativave të ngritura për mbrojtje nga diskriminimi askush nuk ka marrë mbrojtje të drejtë nga diskriminimi dhe asnjë trajtim adekuat, tregon hulumtimi i shoqatës maqedonase për jurist të rinj, si pjesë e projektit ‘Aksion kundër diskriminimit’.
 
Sipas të dhënave janar-gusht 2012, në gjykatat themelore në vend nuk është ndërmarrë në shqyrtim asnjë lëndë për diskriminim, ndërsa Gjykata kushtetuese nga periudha e njëjtë ka marr 13 kërkesa dhe që të gjitha janë refuzuar.

Komisioni për mbrojtje nga diskriminim, ka marr 55 ankesa, prej të cilave në 32 raste është konstatuar diskriminim, derisa në 22 ankesa komisioni akoma nuk ka sjell konstatim. /Portalb
 

Lajme të ngjashme

Back to top button