Fillon procesi i gazifikimit të Maqedonisë perëndimore 

Javën e ardhshme do të shpallet ankandi publik për zgjedhjen e kompanive që përmes partneritetit publik-privat do ta ndërtojnë dhe në 20 vitet e ardhshme do të udhëheqin me rrjetin e gazit për rajonet 2 dhe 3 ose me tërë Maqedoninë. Qeveria tashmë i ka përcaktuar kushtet e tenderit, ndërsa ankandi publik do të publikohet në Gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian, Zyrën e Prokurimit Publik dhe në gazetën Fajnejshël Tajms që do të zgjas 60 ditë nga data e publikimit.

Sipas Ministrit Mile Janakieski kushtet për pjesëmarrje në ankand, krahasuar me rajonin e Shkupit, janë më të volitshme, me qëllim që të paraqiten më shumë kompani. 

“Kompania duhet të ketë përvojë në ndërtimin dhe menaxhimin e sistemeve të shpërndarjes së gazit natyror në zonat urbane në 5 vitet e fundit. Sistemet e shpërndarjes me gaz natyror, me të cilat operon duhet të kenë të paktën 7 mijë përdorues, të ardhura minimale vjetore 20 milion euro në tre vitet e fundit dhe të jenë të afta që në tërësi ta përmbyllin  strukturën financiare “, deklaroi  Mile Janakieski – Ministri i Transportit dhe lidhjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button