Gati për të rrëzuar edhe Vëllazërimin

Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e radhës, e cila do të luhet të shtunën në Stadiumin e Çairit, ku pritet që të gjitha vendet të jenë përplot, duke marrë parasysh se do të luhet ndeshje në mes dy ekipeve që në tri xhirot e para janë pa asnjë disfatë.

Shkupi me përvojën dhe lojtarët që ka pa dyshim se është skuadër më e mirë dhe favorite në këtë ndeshje, andaj kështu mendojnë dhe dy futbollistët e skuadrës, kapiteni Suat Zendeli dhe Bujamin Asani, të cilët në asnjë moment nuk mendojnë në rezultat tjetër, pos fitores.

Suat Zendeli

“Që nga fillimi i sezonit dhe nga faza përgatitore kryesia e klubit me trajnerin pasi që kishin bërë dhe përforcimet e para, kishin shpalosur ambiciet për kthim në Ligën e Parë, këtë e treguam në tre xhirot e para dhe në ndeshjen e Kupës, treguam se do jemi në mesin e katër ekipeve më të mira për tu ngjitur në Ligë të Parë. Sa i përket ndeshjes me Vëllazërimin, nuk ka ndryshuar asgjë në planet tona, kjo është një ndeshje si gjithë të tjera. Është derbi vetëm për faktin se kanë tre fitore, pasi që Shkupi është ekipë me traditë të madhe. Ne e respektojmë kundërshtarin, por në Çair shpresoj të marrim maksimumin dhe të përfundojë edhe kjo si çdo ndeshje tjetër në favorin tonë”.

Bujamin Asani

“Gjithçka po shkon ashtu sikurse ka planifikuar trajneri, çdo fitore vjen me mundin tonë dhe kështu hap pas hapi synojmë të arrijmë në Ligën e Parë. Ne kemi respekt ndaj Vëllazërimit, të cilët gjithashtu kanë tre fitore sa kemi edhe ne, po respekti mbetet jashtë fushe, ndërsa në fushë duhet ta dinë se pikët mbesin në Çair, për arsye se luajmë para “Shvercerave” dhe i gjithë ekipi mendojmë se ne do korrim fitore. Ekipi ynë përbëhet nga lojtarë që të gjithë kemi përvojë shumë të madhe, ndërsa kundërshtari është skuadër që në përbërje ka shumë të rinj dhe pikërisht kjo mendoj se është arma jonë me e fortë në këtë sezon”.

Skuadra e Shkupit në këtë ndeshje do të ketë mungesën e vetëm mbrojtësit me përvojë, Dimitrija Llazarevski, ndërsa të gjithë të tjerët janë të gatshëm për këtë duel, i cili do të luhet me fillim në orën 17:00. Pritet që këtë ndeshje ta përcjellin numër i madh i shikuesve, por gjithashtu në tribuna do të ketë dhe menaxher dhe skout të ndryshëm të cilët e kanë parasysh se te skuadra e FC Shkupi ka numër të madh të talenteve të ri, të cilët nga dita në ditë po rriten në futbollistë të mëdhenj. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button