Blerim Destani, në xhirimet e filmit ‘Soko’

Aktori me origjinë shqiptare, por që vepron në Gjermani, Blerim Destani, është duke xhiruar skenat e reja të filmit më të ri ‘Soko’ që po xhirohet në qytetin e Munihut.

Këtë gjë aktori e ka konfirmuar përmes një fotografie që e ka hedhur në rrjetin social ‘Instagram’ ku shihet duke xhiruar për këtë film. “#soko #filmset #münchen #with #gerdsilberbauer”, kishte shkruar Destani poshtë fotos.

Destani ka luajtur edhe në disa role të filmave shqip si ‘Koha e Kometës’, ‘Aty ku nuk lind dielli’ e disa të tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button