Rama në konferencë shtypi me Merkel dhe Barroso: Kemi çfarë t’i ofrojmë BE-së

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel bashkë me Preisdentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dolën në një konferencë të përbashkët shtypi në fund të samitit të Ballkanit. Pas konferencës, një darkë pune do të përmbyllë samitin e mbajtur në Berlin.

Ky samit ka si synim ri përsëritjen e prespektivës evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e procesit të integrimit në BE.

Në të morën pjesë krerët dhe ministrat nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Pjesëmarrës janë edhe Kroacia, Sllovenia, Austria dhe Franca.

Merkel

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel në një konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama foli për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Ne mendojmë që ta shtyjmë më tej procesin e integrimit në BE”, tha Merkel.

Rama

Kryeministri, Edi Rama në fjalën e tij shprehu vlerësime për Merkel për organizimin e këtij samiti. “Ky takim është i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Jam i lumtur që ramë dakord që ky takim të bëhet rregullisht”, Rama. Kryeministri i Shqipërisë nënvizoi se, “ne e shohim BE-së, jo vetëm si sukses por edhe si një frymëzim, një shpresë për një të ardhme më të mirë” dhe nga ana tjetër shtoi se, “kjo nuk është një marrëdhënie e njëanshme”, pasi vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë për t’i ofruar BE-së si kapitali njerëz apo në fushën e turizmit.

Rama u pyet nga gazetarët dhe për vizitën që parashikohet të zhvillojë në Beograd. “Do ta vizitoj me 22 tetor. Kemi një datë të saktë pas ftesës së Vuçiç. Kemi kaq shumë gjera për të diskutuar dhe kaq shumë potencial për bashkëpunim. Nga kjo erë e re në Ballkan njerëzit të përfitojnë sa më shumë”, tha Rama. / Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button