Mjekët shqiptar dalin kundër ministrit Todorov

Shoqata e mjekëve shqiptarë e mirëpriti idenë për hapjen e zonave të lira shëndetësore, por jo të përjashtohen edhe qytetarët e Maqedonisë dhe të Kosovës. Sipas kryetarit të kësaj shoqate, është e paqartë pse zonat e lira shëndetësore nuk do t’i pranojnë për 10 vitet e para, qytetarët vendas.

“Nuk mund të ndaloj ministri të marrë shërbimet çdo qytetarë qoftë i Maqedonisë, Serbisë apo i Kosovës nëse ai ka lekë.  Ai ka lekë dhe vetë paguan. Tjetër është diçka ajo që merën shërbime dhe i mbulon Fondi shëndetësorë dhe ka të bëjë me qytetarët e Maqedonisë”, deklaroi Nevzat Elezi, Kryetar e Shoqatës së Mjekëve shqiptarë, njofton Alsat-M.

Është kontradiktore që nga njëra anë, të sjellësh investitorë dhe shërbime të huaja, dhe nga ana tjetër të mos i vësh në shërbim të qytetarëve vendas, thotë Elezi. Nëpërmjet zonave të lira shëndetësore që duhet të hapen në vitin 2017, autoritetet duan të zhvillojnë turizmin shëndetësor, të tërheqin kapital të huaj, si dhe të zbatojnë metoda të reja shëndetësore. Qytetarët e Maqedonisë nuk do jenë në gjendje t’i përdorin ato. Ndërsa përdoruesit e zonës së lirë shëndetësore pritet të përfitojnë lehtësime tatimore dhe doganore.

Lajme të ngjashme

Back to top button