Gruevski, kur reformatori bëhet një diktator i vogël

Nga një reformator i madh në një “diktator të vogël”. Ky është titulli i analizës  të “Dojçeveles” kushtuar 8 vjetorit të Nikolla Gruevskit, në postin e kryeministrit. Në analizë trajtohen 8 vitet e qeverisjes së Gruevskit dhe tranzicioni i tij nga një “reformator”, “Realist në Shkup”, “Pragmatik i orientuar nga Perëndimi” siç e cilësuan mediat perëndimore në vitin 2006-të, madje edhe “Diktator të vogël”- titulli që zbukuronte portretin e kryeministrit maqedonas të publikuar në gazetën zvicerane “Noje Cirher Cajtung”.

“Mandati i Gruevskit duhet t’i sillte Maqedonisë “rilindjen”, siç edhe paralajmëronte titulli i programit partiak të tij. Ai premtonte rritje ekonomike, standard më të mirë jetësor, vende pune dhe anëtarësimin në BE dhe NATO. Këto premtime mbeten konstante edhe pse vitet e ardhshme Gruevski dhe partia e tij fitonin bindshëm në të gjitha ciklet zgjedhore. Sot, ekonomia është e njëjta, siç ka qenë në vitin 2006, papunësia akoma sillet tek 30%, kurse anëtarësimi në NATO dhe BE nuk vërehen aspak. Siç duket ka zmbrapsje të dukshme të standardeve demokratike. Në esencë ka të rrënjosur një elitë të fuqishme sunduese e cila akumuloi aq shumë resurse sa që, thuajse është e pamundur të zhvendoset”-thoshte për “Dojçevelen”, Anastas Vangeli, Doktorant në Akademinë e Shkencave të Polonisë”.

Në këtë analizë citohet gjithashtu edhe mendimi i Andreas Ernestit, korrespondent shumëvjeçar nga Ballkani për “Noje Cirher Cajtung”, njëkohësisht autor i tekstit për Gruevskin, sipas të cilit vetoja greke në Bukuresht, e shndërroi Maqedoninë nga një “histori të suksesshme” në një “vend problematik” të Ballkanit.

“Kjo pengoi nxitjen e strukturës politike të Maqedonisë. Pse një elitë politike të krahasohet me reforma liberale, në dëm të fuqisë së vet, dhe për këtë, nuk merr çmim prestigjioz nëpërmjet euro- integrimeve”- thotë Ernest.

Pas Bukureshtit, “Gruevski dhe partia e tij pushtojnë valën narrative etnocentrike që rezultoi me projektin “Shkupi 2014”, për të cilin, siç thotë Ernest, është përpjekje shumë e shtrenjtë e imponimit se Maqedonia moderne paska rrënjë antike”. Në analizën e gazetës gjermane numërohen edhe arsyet e rënies së standardeve, ballafaqimet gjyqësore me kundërshtarët politikë, largimi i opozitës nga parlamenti më 24 dhjetor, presioni ndaj gazetarëve që kanë mendim kritik, margjinalizimi dhe mbyllja e mediave me ndikim të cilat mendojnë ndryshe nga Gruevski dhe elita qeverisëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button