Edhe Interi kërkon Shaqirin

Përderisa Xherdan Shaqiri vazhdon që haptas të shpreh zhgënjimin e tij për qëndrimin në bankën rezervë te Bayern Munchen, numri i skuadrave të interesuara për të, vazhdon të rritet.

Pas Romës, Liverpoolit, Juventusit dhe së fundi Atletico Madridit, është tani një tjetër skuadër e njohur italiane që kërkon shërbimet e anëtarit të Përfaqësueses së Zvicrës.

Bëhet fjalë për Interin, skuadër kjo që po tenton të bindë Bayernin për Shaqirin, duke i kërkuar si fillim huazimin e Shaqirit, ndërsa në fund të sezonit blerjen komplet të kartonit të tij.

Ardhjes së Shaqirit pritet t’i hap rrugë largimi i Fredy Guarin dhe Ricky Alvarez. Për kolumbianin interesim po shpreh Zeniti, ndërsa për argjentinasin Alvarez, Interi tanimë ka marrë një ofertë nga Sunderland

Lajme të ngjashme

Back to top button