Rita Ora, më e përfolura në MTV VMA

Bukuroshja shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka qenë njëra ndër këngëtaret më të përfolura në mbrëmjen e zjarrtë të MTV VMA që u mbajt në Los Angelos. Rita ra në sy të të gjithëve për shkak të “veshjes” së saj.

Ajo u shfaq në tapetin e kuq pa mbathje, me një fustan që linte shumë pak për imagjinatën. Përveç dukjes së saj, Rita është përfolur edhe për performancën me Iggy Azalea. Në skenë Rita dhe Iggy u shfaqën me veshje ngjyra të zeza duke ndezur në masë të madhe publikun.

Më pas ajo performoi ashtu si u prit superhitin me Iggy Azalea “Black Widow”. Ndonëse kjo performancë u cilësua si spektakolare prapëseprapë mbeti nën hijen e performancave të Beyonce dhe Nicki Minaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button