Taarabt zbulon një ‘çmenduri’ të Balotellit

Adel Taarabt ka mbështetur ish-shokun e skuadrës tek Milan, Mario Balotellin se ai ka demostuar se është ‘rritur’. Taarabt ka zbuluar një çmenduri të tij.

24-vjeçari do transferohet tek Liverpool për shumën rreth 20 milion euro, ndërsa Taarabt beson se sulmuesi italian është pjekur.

”Një ditë ishte me të vërtetë qesharake kur ne kishim ditën pushim, por ne ende ishim në terrenin e fushës së stërvitjes të Milanit”.

”Lojtarëve iu thanë se ata do të mund të sjellnin fëmijët e tyre për këtë ditë, kështu që Mario u kthye me qenin e tij i cili ishte një rottweiler”.

”Ishte një qen i fortë, jo i vogël. Ai ishte si qen i vdekur apo në gjumë. Qeni nuk mund të ecte apo të bëjë ndonjë gjë, ai ishte trullosur. Unë i thashë ‘Mario, çfarë ka ndodhur me qenin?”.

”Ai kishte qenë me Nigel De Jong dhe ata jetonin afër njëri tjetrit dhe ai vuri qenin në Ferrarin e tij dhe po ngiste si i çmendur – në mënyrë të shpejtë pasi qeni nuk ishte në vete”.

”Mjeku i Milanit i tha: ‘Ju nuk mund ta bëni këtë, ju nuk mund ta ngisni Ferrarin aq shpejt për një qen, ai nuk është njeri, ai është i ndryshëm’. Ishte me të vërtetë qesharake”, tregoi Taarabt.

Lajme të ngjashme

Back to top button