Fillon ndërtimi i Zonës së Lirë në Strugë

Filloi ndërtimi i infrastrukturës në ZZHTI Strugë, të locuar në rajonin e Ohrit-Strugës në sipërfaqe prej 30 hektarëve. Zona është 4,5 kilometra larg Strugës, 10 kilometra nga Ohri dh 164 nga Shkupi.

Ndodhet shumë afër aeroportit “Shën Apostol Pavle” në Ohër, 56 kilomtra larg stacionit hekurudhor në Kërçovë, 96 larg vendkalimit Mexhitlia drejt Greqisë dhe 14 kilomtra larg vndkalimit kufitar Qafë Thanë drejt Shqipërisë, ndërsa porti më i afërt është ai i Durrësit, me largësi prej 160 kilometrave.

Në venosjen e gurthemelit morën pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeminsitri Vlladimir Peshevski, ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, drejtori i Drejtorisë së ZZHTI, Viktor Mizo dhe kryetarët e komunave të Ohrit he Debarcës, Nikolla Bakraçevski dhe Igor Trajkovski.

Qeveria, siç theksoi kryeministri Gruevski, përmes Drejtorisë për ZZHTI, do të punojë në mënyrë aktive në ndërtimin e infrastrukturës së plotë të zonës.

“Do të realizohet ndërlidhja e komunikacionit, do të ndërtoht rjeti i bremndshëm rrugor, mbulueshmëria e plotë e ujësjellësit dhe kanalizimit, kyçja elektroenergjetike dhe telekomunikuese dhe gjithçka nevojitet për funksionim normal të fabrikave”, tha Gruevski.

Paralelisht, shtoi ai, Qeveria do të punojë në tërheqjen e investuesve të rinj. Përkujtoi se invstuesi i parë, jiganti gjerman ODV Elektrik, paralelisht m ndërtimin e zonës, do të fillojë edhe m ndërtimin e fabrikës.

Kjo kompani, sipas kryeminsitrit, do të punësojë një mijë njerëz në tre vitet e para. Rreth pesëmbëdhjetë të punësuar tashmë ndodhen për trajnim në Ukrainë. Në fazën përfundimtare janë përgatitjet për hyrje të kompanisë tjetër gjermane, e cila e zgjodhi komplksin e EMO-s së mëparshme dhe në periudhë prej tre viteve do të punësojë njëmijë njerëz.

“Bëhet fjalë për dy gjigantë të fuqishëm nga Gjermania, të cilët do të hapin mbi dymijë vende të reja të punës në rajonin e Ohrit-Strugës. Plus interesimi i dhe një deri dy kompanive nga sfera e përpunimit të transformatorëve dhe largpërçuesve të cilët janë të interesuar për pjesët e mbetura nga EMO”, tha Gruevski, i cili hollësitë i la pas përfundimit të negociatave.

Paralajmëroi se Qeveria o të vazhdojë me promovimin e mundësive për investim në Maqedoni.

Do të vazhdojmë të negociojmë me numë të madh të kompanive të rëndësishme, do të vazhdojmë me punë të përshpejtuar për përmirësimin e klimës afariste në shtet e cila do të tërheqë investime të reja të huaja, por edhe do t’i inkurajojë vendorët të investojnë këtu në Maqedoni”, theksoi kryeminsitri Gruevski. (MIA.mk)

Lajme të ngjashme

Back to top button