Globalizimi teknologjik dhe ALS Ice Bucket Challenge

Fisnik Muça

Ice Bucket Challenge, e ndonjëherë njihet edhe me emrin ALS Ice Bucket Challenge, është një aktivitet që ka të bëjë me hedhjen e një kove me ujë të akullt mbi kokën e dikujt për të promovuar ndërgjegjësimin për ALS (Amyotrophic lateral sclerosis) – Skleroza Laterale Amiotrofike. Gjithashtu një tjetër qëllim i këtij aktiviteti është edhe inkurajimi për dhënien e donacioneve që do të shërbenin për kërkime shkencore, ku do të ndihmonin në shërimin e kësaj sëmundjeje.

Globalizimi teknologjik: Interneti dhe media, kanë ndikuar që ky aktivitet të përhapet pothuajse në të gjithë botën. Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit të cilët pranojnë sfidën për të kryer këtë veprim, ndimojnë edhe për sëmundjen Motor Neurone Disease.

Si funksionon ky veprim?

Ice Bucket Challenge është paraqitur në SHBA në mesin e vitit 2013 dhe fillimet e vitit 2014, e njohur si Cold Water Challenge. Më pastaj në Zelandën e Re, në Korik të këtij viti, kurse nga Muajit Gusht 2014 bëhet një sfidë që prek pothuajse çdo cep të botës.

Në afat prej 24 orëve pasi që sfidohen, pjesëmarrësit duhet të incizojnë një video të tyre me filmim të vazhdueshëm. Fillimisht duhet të cekin që kanë pranuar nominimin për të qenë të sfiduar, më pastaj lëshojnë kovën me ujë sipër tyre, e në fund nominojnë emra të tjerë që dëshirojnë ti sfidojnë.
Nëse njerëzit zgjedhin të japin donacion, gjenden mes dy alternativave: Ose vendosin të hedhin mbi kokë kovën me ujë të akullt dhe të donojnë 10 $ apo donojnë 100$ duke mos e kryer këtë veprim.

Ndikimi i internetit dhe media-s për përhapjen e sfidës

Padyshim që interneti, mediumet e shkruara, e sidomos ato vizuele, kanë ndikuar që ky veprim të qarkullojë nga një pjesë e botës, në pjesën tjetër. Njerëzit me famë nominojnë miqtë dhe “armiqtë” e tyre për ti sfiduar me hedhjen e kovës me ujin e akullt, me pretendimin e rritjes së shumës së donacionit që do të shërbente për kurrimin e kësaj sëmundjeje. Ky veprim është transferuar edhe tek individë të tjerë, të cilët e kanë kthyer në një lojë e cila qarkullon çdo ditë e më tepër. Nëse hap Facebook apo Youtube, do të shohësh që 80% e videove apo ngjarjeve i referohen këtij veprimi.

Para 1 viti, njerëzit filluan që të bëjnë një veprim i quajtur HARLEM SHAKE, si një metodë antistres për të punësuarit dhe njerëzit të cilët janë të lodhur nga përditshmëria. Të them të drejtën jam unë që këtë veprim e kam realizuar në ambientet e punës, me kolegët e mi, dhe pse nuk dëshiroja që ta publikoj në rrjetet sociale, duke dashur që të ruaj privatësinë e kolëgëve. Është e vërtetë që Harlem Shake ndihmonte në aspektin psikologjik për të reduktuar stresin dhe problemet e tjera psikologjike, pasi që saherë shikonim videon, kishte të qeshura dhe shaka. Por realisht harlem shake nuk zgjidhi problemin e stresit përgjithmonë. Pasi kaloi kjo eufori njerëzit iu rikthyen jetës së tyre të stresuar, përsëri të mbytur në medikamente dhe qetësues.

Interneti po i jep një jehonë të madhe sensibilzimit për çështjen ALS, me një ICE BUCKET CHALLENGE, por gjithsesi që nuk do to zgjidh problemin përgjithmonë. Duke mos dashur të kritikoj askënd që ka realizuar këtë sfidë, pasi që besoj që shumica e kanë bërë ose me qëllim të mirë, për të arritur objektivin e këtij misioni, ose për një lojë, që ngjan me atë të Harlem Shake. Shtetet, shoqëritë, individët e pasur dhe të gjithë të tjerët që kanë mundësi të kontribojnë për kurimin e kësaj sëmundjeje duhet të donojnë, pavarësisht a sfidohen apo jo. Bamërësia duhet të jetë një vazhdimësi që nuk duhet ndalur asnjëherë.

Pasi që një nga shokët dhe miqtë e mi më kishte nominuar, e pranoj nominimin dhe sfidën e realizoj nëpërmjet këtij shkrimi modest.

Së fundmi lus Zotin që ti shërojë të gjithë të sëmurët me këtë sëmundje, kurse atyre që donojnë para që do të shërbejnë për hulumtimin e ilaçit të saj, Zoti jua haptë zemrat që të jenë bamirës për çdo aktivitet të hajrit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button