Në Shtip regjistrohen 4 raste të reja me hepatit

Në Shtip janë regjistruar katër raste të reja me epidemiën e verdhëzës apo hepatitit, ndërkohë që në Shkup gjendja rezulton e pandryshueshme.

Numri i të prekurve nga kjo sëmundje në Shtip arrin në 30 persona, ndërsa në Shkup deri tani janë hospitalizuar 66 persona.

Institucionet përgjegjëse informojnë se epidemiologët po punojnë në terren.

Autoritetet rekomandojnë mirëmbajtja e pastërtisë personale me qëllim shmangien e kësaj sëmundjeje ngjitëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button