Juventusi merr Falcaon?

Kur ka mbetur vetëm një javë nga mbyllja e merkatos, ëndrra Radamel Falcao për Juventusin nuk është më edhe aq e pamundur.

Klubi bardhezi kërkon ta marrë kolumbianin në formë huazimi dhe duke u bazuar tek ajo që shkruan Gazzeta Dello Sport, Monaco këtë të hënë mund ndezë dritën jeshile për një transferim të mundshëm të El Tigres në Torino.

Megjithatë përpara se të bëjë të mundur këtë transferim, Juventusi duhet të gjejë një destinacion të ri për Fernando Llorenten i cili kërkohet me ngulm nga Valencia.

Lajme të ngjashme

Back to top button