Rreth 18 mijë qytetarë të revoltuar me testimin ekstern

Shoqata qytetare “Forumi Rinor Arsimor” (FRA) ka grumbulluar 17 853 nënshkrime për ta shpallur testimin ekstern si pilot projekt. Arsyet për këtë iniciativë janë lëshimet teknike që dëmtuan numër të madh të nxënësve, shkelja e ligjit duke vonuar shpalljen e rezultateve dhe  mos përgjigja e ankesave për ti parë rezultatet.

“Forumi arsimor rinor” ka dërguar ankesë deri te inspektorati shtetëror administrativ dhe në inspektoratin e arsimit. Pas grumbullit të nënshkrimeve, peticioni do të dërgohet deri te Ministria e arsimit.

Në Shkup janë grumbulluar 3500 firma, ndërsa mbledhja e firmave do të vazhdojhë deri ditën e premte edhe atë në të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Përkundër mbledhjes së këtyre nënshkrimeve, ministri i arsimit Spiro Ristovski ditë më parë tha se nuk lëshon pe dhe testimin do ta konsiderojë legjitim ndërsa reagimin e Forumit arsimor Rinor e cilësoi si të vonshëm dhe pa efekt. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button