Legalizimi i ‘dogji’ dibranët

Çështja e stërzgjatjes së afatit për dorëzimin e kërkesave sa i takon legalizimit të objekteve të ndërtuara  jashtë Ligjit është në  vijim e sipër. Një ndër problemet kryesore që ndikojnë në ngadalësimin e procesit është çmimi tejet i lartë i përgatitjes së elaborateve.

Petrit Paçuku, udhëheqës i sektorit për urbanizëm  në komunën e Dibrës thotë se nga gjithsej 2086 kërkesa, deri më tani janë zgjidhur 553 prej tyre. Sipas tij në procedurë e sipër janë 120 lëndë të cilat janë në zgjidhje e sipër ku do të kenë vendim ligjor. 

“Afati përfundimtar është muaji maj i vitit 2014 dhe ata qytetarë që kanë parashtruar kërkesa presim që të afrohet ky afat së shpejti” thotë ai.

Sipas udhëheqësit Paçuku ka probleme dhe me përgatitjen e elaborateve për të cilat qytetarët thonë se janë tejet të shtrenjta. Sa i takon ardhjes së mërgimtarëve  nuk presin ndonjë dinamikë të madhe në dorëzimin e dokumentacionit të kompletuar ,sidomos gjatë stinorit të verës, nënvizoi ai. 

Pjesa dërmuese e qytetarëve dibran vlerësojnë se kanë bërë kërkesë për shtëpitë e tyre të cilët e kanë të legalizuar pjesë- pjesë, ata me dekada të tëra kanë pasur të legalizuar katin e parë ndërsa të pa legalizuar katin e dytë. Këto anomali të institucioneve janë pasojë e vetë Kadastrës ndërsa viktima janë vetë qytetarët dibran. Probleme të shumta sa i takon legalizimit të objekteve ka te rruga “Amdi Lleshi,, Drini i Zi, si dhe në periferi të liqenit të Dibrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button