Vrasje e dyfishtë në Ohër

Dy persona kanë mbetur të vrarë në një incident me të shtëna që ndodhi mbrëmë, 30 minuta para mesnate, në Ohër, në afërsi të restorantit ‘Imperator’.

Sipas njoftimeve të para të policisë, një i panjohur ka qëlluar për vdekje dy persona.

Motivet e kësaj vrasje që tronditi Ohrin tani për tani, janë të panjohura.

Brenda një periudhe të shkurtër kohore kjo është vrasja e dytë e dyfishtë në rajonin Ohër – Strugë.
10 ditë më parë një banorë nga Vevçani me armë zjarri kishte vrarë dy bashkëqytetar të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button