Ja kur bëhet nuse Nora Istrefi

Është përfolur shpeshherë në mediat rozë që çifti Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndarë, mirëpo është vetë çifti që e ka dëshmuar të kundërtën. Madje, ata kanë vendosur që lidhjen e tyre ta kurorëzojnë me martesë që do të ndodhë në javën e parë të shtatorit…

Është femra me seksi në estradën e muzikës shqipe. Që nga debutimi i parë i saj e deri më sot, Nora Istrefi është njëra ndër këngëtarët që më së shpeshti zë vend në krye të shtypit rozë. Përveç se është shumë aktive me projekte muzikore dhe shumë shpesh këngët e saj janë hite, Nora Istrefi është veçuar edhe për interesim nga mediat për jetën e saj private. Ka tetë vite që ajo është në lidhje me Robert Berishën.

Kjo lidhje e gjatë dashurie është kurorëzuar me fejesë dhe shumë shpejt pritet që të ndodhë edhe martesa mes çiftit. Në një fotografi të postuar në rrjetin ‘Instagram’, Nora ka treguar se do të martohet. “Jam e eksituar. Do të martohem me 2 shtator. Uau” ka shkruar Nora.

Kjo lidhje mes çiftit ka zgjuar shumë thashetheme në mediat shqiptare, të cilat shpeshherë e ka ndarë këtë çift, mirëpo gjithë këto fjalë dhe polemika rreth tyre nuk kanë ndikuar në jetën e Norës dhe Robertit pasi që ata kanë vazhduar jetën e tyre të dashuruar.

Në rrjetet sociale si Nora ashtu edhe i dashuri i saj kanë postuar fotografi ku kanë qenë se bashku duke kaluar pushimet dhe duke i ndarë njëri-tjetrit momente të paharruara. E gjithë kjo lumturi e tyre është parë edhe në klpin e fundit të Norës ‘Baby Jem’ ku ajo dhe Roberti e shfaqnin dashurinë që kanë mes vete dhe gjithë kjo lumturi do të finalizohet me martesë që do të ndodhë në javën e parë të shtatorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button