Të hënën fillon me punë Parlamenti, ja se çfarë do të shqyrtojë

Shtatë projekt-amandamentet e Kushtetutës dhe ribalancit të Buxhetit të hënën, në ditën e parë të punës pas pushimeve verore të deputetëve, do të gjenden para komisioneve amë të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, siç paralajmëroi, për më 25 gusht e caktoi seancën e Komisionit për çështje kushtetuese, me të cilin kryeson dhe i cili duhet t’i votojë projekt-ameandamentet. Kuvendi, madje, për to duhet të prononcohet dy ditë më vonë më saktësisht të mërkurën më 27 gusht. Projekt-amandamentet që do të votohen pastaj do të shkojnë në diskutim publik tridhjetëditësh, pas të cilës Qeveria sërish deri te Kuvendi duhet të dorëzojë propozim-amendamente në të cilat do të futeshin vërejtjet nga diskutimi. Pritet që e gjithë procedura për miratimin e amendamenteve kushtetuese të përfundojë deri në fund të tetorit.

Me projekt-amendamentin rregullohet martesa si bashkësi midis një burri dhe gruaje, por edhe bashkësia jashtëmartesore.

Lidhur me Këshillin gjyqësor, propozohen që dhjetë nga anëtarët e tij të zgjidhen nga radhët e gjykatësve, tre me propozim të Kuvendit, dhe dy me propozim të presidentit të shtetit. Në projekt-amandamentin propozohet që anëtarët e Këshillit gjyqësor të mos kenë të drejtën e rizgjedhjes.

Do të ndërrohet emri i Bankës Popullore të Maqedonisë në Banka e Republikës së Maqedonisë me njërin nga amendamentet.

Lidhur me Entin shtetëror për revizion, me projekt-amandamentin propozohet që ai të jetë organ i pavarur shtetëror, ndërsa se njeriun e parë e zgjedh Kuvendi.

Projekt-amendamenti i pestë i dedikohet formimit të zonës financiare, ndërsa me të gjashtin Qeveria e rregullon politikën financiare dhe përcakton se deficiti nuk mund të jetë mbi tre për qind nga BPV-ja dhe borxhi publik të jetë deri në 60 për qind nga BPV-ja.

Amendamenti i fundit i dedikohet kompetencës së Gjykatës Kushtetuese, gjegjësisht se Gjykata do të mund të vendosë për ankesën kushtetuese për të drejtat e njeriut, si dhe për vendimet e Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publikë.

Sipas paralajmërimeve për projekt-amendamentet pritet që të organizohen të paktën pesë diskutime.

Për të hënën seancë ka caktuar edhe Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet, në rend të së cilit është ribalanci i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë. Pas përfundimit të seancës propozim-amandamentet nga deputetët së bashku me propozim-ribalancin do të kthehen në Qeveri. Prej atje, madje, me vërejtjet e përfshira ribalanci do t’i dorëzohet Kuvendit, i cili pritet ta miratojë nga mesi i shtatorit.

Në Kuvend të hënën do të mbahen edhe seanca të komisioneve për kulturë, për arsim, shkencë dhe sport dhe për punë dhe politikë sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button