Rrahje masive në Gostivar

Një rrahje masive ka ndodhur dje pasdite në fshatin Gjenovicë të Gostivarit.

Mësohet se për shkak të keqkuptimeve, dy grupe janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin.

Policia ka informuar se në këtë incident është lënduar edhe një 76-vjeçar, pjesëtari më i vjetër në këtë përleshje.

Për shkak të plagëve të marra, i moshuari është dërguar në Qendrën Klinike të Shkupit.

Forcat policore kanë thënë se po hetohet rasti dhe është ngritur padi ndaj pjesëmarrësve në rrahje.

Lajme të ngjashme

Back to top button