Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, do ta presim pas 5 tetorit

Shkupi dhe Sofja, pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje për fqinjësi të mirë, por të dy shtete duhet ti presin zgjedhjet e 5 tetorit, deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme i Bullgarisë Daniel Mitov.

Bullgaria mbetet në qëndrimin se marrëveshje për fqinjësi të mirë me Maqedoninë duhet të nënshkruhet, ashtu siç duhet edhe të propozojnë bisedime, pa marrë parasysh nëse këtë do ta kërkojë pala maqedonase ose do të jetë me iniciativë bullgare, deklaroi Mitov.

Shefi i diplomacisë Maqedonase Nikolla Popovski në intervistë për Dojçe Vele me qëndrim të njëjtë. Bisedimet duhet të vazhdojnë ndërsa finalizimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë do të duhet të presë deri formimin e qeverisë së re në Bullgari.

Lajme të ngjashme

Back to top button