Beatrix Ramosaj, probleme me gjumin

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, si duket nuk është e vetmja që në këto ditë të nxehta vere po përballet me probleme me gjumin. Duke e ditur se ajo është mjaft aktive nëpër faqe të saj në rrjete sociale, ku ndan pothuajse çdo gjë me fansat e saj, Trixa ditë më parë ka treguar se ka problem me gjumë.

“S’po e kuptoj pse po më del gjumi kaq herët këto ditë”, ishte mbishkrimi i këngëtares në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’, i cili është komentuar shumë nga fansat e saj. E përveç kësaj fansat e këngëtares Ramosaj, shpesh edhe kërkojnë risi nga e pëlqyera e tyre, ndërsa vetë këngëtarja ka treguar se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja.

Lajme të ngjashme

Back to top button