Lëndohet Mehmedi, trajneri fajëson Botërorin

Admir Mehmedi nuk e ka nisur edicionin e ri mirë, pasi që është lënduar në ndeshjen që skuadra e tij, Freiburg, e zhvilloi në kuadër të Kupës së Gjermanisë. Pas rezonancës në Spitalin e Freiburgut, është bërë e ditur që ai ka një problem muskulor në këmbë.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Freiburgut, Christian Streich, i cili llogaritë shumë në Mehmedin. Ai ka thënë që lëndimi ka ardhur si pasojë e angazhimit të tij në Kampionatin Botëror me Zvicrën.

“Këto probleme të Admirit nuk më befasojnë. Botërori, pushimi i shkurtër, janë faktor që kanë dikuar në këtë situatë, e cila na brengos”, është shprehur Streich.

Lajme të ngjashme

Back to top button