“Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, drejtori zbaton Ligjin, zyrtare vetëm gjuha maqedonase

Drejtori i festivalit’ Mbrëmjet Strugane të Poezisë’, MiteStefoski  nuk sheh anashkalim të gjuhës shqipe në materialin reklamues për këtë ngjarje, dhe thotë se gjithçka është bërë në bazë të Ligjeve dhe Kushtetutës. Sipas Stefoskit, manifestimi realizohet në nivel qendror dhe jo lokal, dhe fakti që manifestimi ka karakter ndërkombëtar, gjuhë zyrtare është vetëm ajo maqedonase, transmeton Alsat.

“Mbrëmjet strugane të poezisë’ paraqesin institucion kombëtar dhe si të tilla, manifestimi është pjesë e paraqitjes ndërkombëtare të Maqedonisë. Në bazë të ligjeve që rregullojnë këtë problematikë, dhe Kushtetutës, ne i respektuam ato. Në ‘Mbrëmjet strugane të poezisë’, gjuhë zyrtare është maqedonishtja. ‘Mbrëmjet strugane të poezisë’, në kuadër të programit të tyre, drejtohet në qindra gjuhë, kështu që çështja e gjuhës në këtë manifestim nuk është çështje politikës, por kulturore. Ne as nuk e pengojmë e as nuk e lejojmë. Ne jemi institucion kombëtar që është i obliguar të respektojë ligjet dhe kushtetutën e Maqedonisë”, u shpreh Mite Stefoski, drejtor i manifestimit ‘Mbrëmjet strugane të poezisë’.

Me këtë konstatim të Stefoskit nuk pajtohet sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Behixhudin Shehapi. Sipas tij, pavarësisht karakterit ndërkombëtar të festivalit, gjuha shqipe duhet të përdoret. Ai tha se e gjithë kjo, është bërë për shkak të mungesës së kuadrit shqiptar në Drejtorinë e festivalit, duke premtuar angazhim në përmirësimin e kësaj situate. Shehapi madje thotë se programet e tilla në të ardhmen duhet të kushtëzohen me përdorimin e gjuhës shqipe.

“Personalisht, këtë problem e shoh tek mungesa e kuadrit shqiptar. Ne nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbët gjuha shqipe edhe më tutje. Pavarësisht se ky festival ka karakter ndërkombëtar, kjo nuk amniston mospërdorimin e gjuhës shqipe. Gjuha shqipe duhet të përdoret”, tha Behixhudin Shehapi, sekretar shtetëror në Ministrin e kulturës.

Për shkak të kësaj problematike, manifestimi prestigjioz ndërkombëtar u bojkotua për të dytën herë nga kreu i komunës së Strugës Zijadin.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. po ju do angazhoheni ne prag te zgjedhjeve,atehere do te beheni me Patriota dhe do te Postoni gjithashtu Foto nga lufta e2001,kto jan gjera qe iperjetojm qe sa vite me radhe dhe punet shkojn ne drejtim te kundert.po prapseprap gjuha seshte aq me rendesi kur popullin e ka vershuar varferia ne te gjitha anet,ndersa ju beni Pushime si dhe Wanderungen me Kryetarin tuaj neper malet e Maqedonise duke i shijuar ato me fatkeqsin e popullit te varfer qe menduan se luftuan per diqka.

Back to top button