Iniciativë qytetare për kthimin e dënimit me vdekje në Maqedoni

Në Vevçan është ngritur iniciativë për kthimin e dënimit me vdekje për veprat më të rënda të kryera penale në Maqedoni.

Kjo si pasojë e vrasjes së dyfishtë që ndodhi ditë më parë dhe që tronditi qytetin.

Kështu u njoftua mbrëmë në seancën e Këshillit të komunës së Vevçanit në të cilën u shqyrtuan edhe disa pika për riemërimin e disa objekteve sportive me emrat e të rinjve që u vranë atë natë.

Me grumbullimin e nënshkrimeve iniciativa do të dorëzohet në institucionet përkatëse thuhet në kumtesën e Komunës së Vevçanit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button