“Pse ARM heshti për vdekjen e ushtarit?”

Në Armatë ndodh që ushtarët të vdesin, por nuk është e kuptueshme pse ky rast të fshehët nga ARM-ja dhe nuk informoi për vdekjen e ushtarit, thotë për ‘Fokus” koloneli në pension Bllagoja Markovski i cili për një periudhë të caktuar ishte edhe zëdhënës i armatës.

Ushtari 37 vjeçar ka vdekur në vendin e punës të shtunën, në orën 1 pas mesnate ndërsa Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së sot ka informuar për rastin.

‘Nuk shoh ndonjë arsye pse është fshehur nga dita e shtunë dhe pse nuk është njoftuar menjëherë opinion publik, me vet faktin se armata është një veprimtari specifike dhe kështu raste ndodhin.Shtabi i përgjithshëm si duket u detyrua të publikojë rastin pasi njëri nga kolegët e të ndjerit informoi në rrjetin social Facebook për rastin’, komentoi Markovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button