30 vjeçari pas vdekjes shpëton dy jetë

Një nga rastet e rralla ku lajmi tragjik për dikë, për të tjerët paraqet gëzim.
Në Shkup, një mashkull 30 vjeçar i cili ka ndërruar jetë të premten ka shpëtuar jetën e dy personave, duke u dhuruar dy veshkat e tij.

Ndonëse e tronditur nga dhimbja, familja e të riut 30 vjeç i cili vdiq pas një sëmundjeje të rëndë, ka vendosur t’i dhurojë organet e tij.

Analizat rezultuan se organet e tij i përshtaten një burri dhe një gruaje të cilët prej kohësh ndodheshin në dializë.

Ekipi për transplantim i Qendrës Klinike ka organizuar menjëherë ndërhyrjet kirurgjikale dhe në të dyja rastet ato vijuan pa komplikime.

Organizmat e pacientëve kanë pranuar mirë veshkat dhe kanë nisur të funksionojnë normalisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button