Ohër, nën ombrellën e Ivanovit mbahet shkolla për liderë të rinj

Në Ohër nga sot e deri më 28 gusht do të mbahet Shkolla për liderë të rinj që për të pestën herë me radhë organizohet me iniciativë të presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov.
Shkollën do ta hapë presidenti Ivanov, ndërsa do të kenë fjalim edhe ish-presidenti i Republikës së Serbisë Boris Tadiq, senatori në parlamentin e Kanadasë Donald Meredith, zëvendës-kryetari i kompanisë telekomunikuese ZTE i angazhuar për Evropë, Ksiao Ming dhe profesori i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, Zoran Ilievski.

Në ditën e parë të Shkollës ligjërata do të mbajnë Tadiq, senatori Meredith dhe zëvendës-kryetari i kompanisë ZTE Ksiao Ming.
Shkolla për liderë të rinj mbahet me ide personale të presidentit Ivanov. Shkolla është themeluar pas marrjes së tij të funksionit President i Republikës së Maqedonisë dhe mbahet në bazë vjetore. Deri më tani janë organizuar katër trajnime intensive për lidership në vitin 2010, 2011, 2012 dhe 2013. Ideja e Shkollës, njoftoi Kabineti i presidentit, është që t’u mundësojë të rinjve, të talentuarve dhe ambiciozëve nga Maqedonia t’i sendërtojnë dhe përsosin aftësitë e tyre, ta zhvillojnë kreativitetin e tyre dhe aftësitë si lider.

Lajme të ngjashme

Back to top button