Vdes ushtari 37 vjeçar i ARM-së në “Erebinë” afër Tetovës

Ushtari profesionist i ARM-së, ka vdekur në rroje në kazermën ushtarake në “Erebinë”  afër Tetovës. Gjeneral shtabi i ARM për Plusinfo ka informuar se bëhet fjalë për një ushtarë 37 vjeçar.

Ushtari u është ankuar kolegëve të tij se nuk ndihet mirë duke rënë në tokë. Më pas është dërguar në spital por fatkeqësisht mjekët nuk kanë arritur që ta shpëtojnë.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i ushtarit është dërguar për obduksion e cila duhet ët jap përgjigje për vdekjen e ushtarit. Nga ARM theksojnë se do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar familjen e ushtarit të vdekur.

Lajme të ngjashme

Back to top button