Pse fitorja e R.T. Erdogan-it nuk është fitore vetëm e Turqisë ?

R.T. Erdogan fitoi dhe u zgjodh prresident i Turqisë, i pari në historinë e vendit që zgjidhet me votën e drejtpërdrejtë të popullit. Por a është kjo fitore vetëm e Turqisë dhe e popullit turk, apo është fitore shumë më e madhe në sasi, në shtrirje gjeografike dhe në thellësi strategjike, në formë dhe përmbajtje?

Ja pse fitorja e Erdoganit është fitore e të gjithëve që janë në frekuencë të mbrojtjes së lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzorë:

Gaza:
Kur e gjithë bota ishte në heshtje të vdekjes ndaj dhunës, padrejtësisë, masakrës sistematike shtetërore të ushtruar çdo ditë nga cionistët ndaj popullatës palestineze në Gaza, R.T. Erdogan ishte aty dhe ishte ai që e prishte këtë heshtje me ngritjen lartë të zërit që të dëgjoj e gjithë bota. Erdogan thërriste me zërin e drejtësisë, zërit e ndihmës humanitare e financiare, të solidaritetit e të negociatave, thërriste fuqishëm me ZËRIN E NDËRGJEGJES SË NJERËZIMIT!!!

Egjipt:
Kur e gjithë bota mbylli sytë dhe e përkrahi grushtshtetin e realizuar nga ushtria puçiste ndaj presidentit Muhammed Mursi, të zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli egjiptian, dhe kur e gjithë “bota e civilizuar” heshti ndaj masakrave të ushtrisë së PISIT ndaj popullatës civile në sheshet Tahrir dhe Rabia el Adevije në Kajro,akt ky që demokracia perëndimore për të satën herë ra nga provimi, po këtu ishte R.T. Erdogan që ngriti zërin ndaj kësaj padrejtësie, e përkrahi vullnetin e popullit, të drejtën dhe qëndroi me të vërtetën; e tërhoqi ambasadorin dhe uli marrëdhëniet diplomatike në nivelin më të ulët të mundshme me qeverinë e PISIT dhe ngriti marrëdhëniet me popullin egjiptin në nivelin më të lartë!

Siri:
Kur e gjithë bota heshtë dhe në mënyrë indirekte dhe e përkrah përçarjen dhe gjenocidin e ushtruar nga diktatori Asad, R.T. Erdogan është aty dhe është ai që e hap kufirin dhe strehon afër 1 milion Sirianë, ndihmon fuqishëm (aq sa mundet) procesin e stabilizimit dhe zgjidhjes së çështjes së popullit të Sirisë drejtë lirisë dhe sigurisë!

Somali:
Kur e gjithë bota e ngopur po heshtë në krye me Arabinë Saudite e cila edhe kufizohet me Somalinë dhe nuk po iu intereson për botën e uritur edhe për kafshatën e bukës, po këtu është R.T. Erdogan i cili dërgon miliona tonë me ndihma humanitare, atje po investon miliona dollarë në infrastrukturë, në arsim, në shëndetësi dhe në të gjitha sferat e jetës shoqërore për lehtësimin e jetës së popullit të atjeshëm.

Burma:
Kur e gjithë bota heshtë, mbyll sytë dhe nuk don të ndëgjojë për masakrën dhe gjenocidin e ushtruar nga budistët ndaj popullatës muslimane në Burma, po këtu paraqitet R.T. Erdogani i cili i viziton dhe bën çmos që të ndalet ky gjenocid dhe të instalohet toleranca dhe bashkëjetesa, dhe këtë po e realizon me sukses të lartë.

SHBA, BE, OKB:
Kur “Policët e botës” SHBA dhe UE- heshtin, dhe në mënyrë indirekte e përkrahin të padrejtën dhe nuk e dënojnë dhe ndalojnë këtë padrejtësi dhe gjakderdhje, dhe nuk i mbrojnë Të Drejtat dhe Liritë e njeriut, që aq shumë ” rëndësi u kushtojnë”, kur OKB si “qeveri botërore” nuk gjen mekanizma veprues dhe ndalues për mbrojtjen e stabilitetit dhe sigurisë botërore, me veprimtarinë e daljes në krah të të përvuajturve, R.T. Erdogan po e ushtron me plot dinjitet atë detyrë.

Liga Arabe dhe OBI:
Kur këta organizata muslimane edhe pse asnjëherë nuk shijojnë stinën e dimrit, fatkeqësisht po këta gjenden në gjumin e dimrit të përhershëm të cilët mblidhen vetëm për të festuar festat, për ngënë dhe për të pirë dhe aspak nuk e ushtrojnë veprimtarinë për të cilën edhe janë formuar- ti mbrojnë të drejtat, liritë sigurinë dhe stabilitetin e botës arabe. Po këtu paraqitet R.T. Erdogan si orë që bën thirrje për vetëdijësim dhe zgjim nga gjumi i përhershëm i tyre.

Ballkani:
Raportin e R.T. Erdoganit me Ballkanit kështu do ta përshkruaj:

– Kur R.T. Erdogan kollitet, të gjithë Ballkanin e kaplon flama,
– Kur R.T. Erdogan është i qetë, i gjithë Ballkani është i sigurtë,
– Kur R.T. Erdogan buzëqesh, i gjithë Ballkani feston!

Ja përse fitorja e R.T. Erdoganit është fitore edhe e mbarë atyre që e duan të drejtën dhe të vërtetën dhe që ua duanë të mirën mbarë njerëzimit!

Zoti e ndriçoftë rrugën e veprimtarisë së tij, e mbroftë dhe i shtoftë liderët e këtillë!

Lajme të ngjashme

Back to top button