Balsam për buzë të ëmbla

Secila prej nesh përpiqet që buzët t’i ketë gjithmonë të bukura dhe të mbajtura mirë. Por, ndonjëherë vetëm aplikimi i zbutësit nuk është i mjaftueshëm.

Buzët tona janë vazhdimisht të ekspozuara, ndaj nxehtësisë, të ftohtit, erës, rrezeve të diellit. Prandaj për ta përmirësuar gjendjen e tyre, duhet t’u jepni buzëve disa përkëdhelje shtesë. Me kujdes, duhet të zbutni pasojat e verës për t’i bërë ato të përsosura.

Prandaj, përgatitni këtë balsam për të arritur efektin e dëshiruar:

Përbërësit:
▪ 1 lugë (kafe) vaj susami
▪ 1/4 filxhan dyllë blete
▪ 1 lugë (kafe) mjaltë
▪ 5 pika vaj esencial mente ose portokalli

Përgatitja:
Vaji i susamit, dylli i bletës dhe mjalti ngrohen në temperaturë të ulët. Kur të shkrihen plotësisht, i shtojmë vajin e mentës (ose portokallit) dhe i largojmë nga zjarri.

Përzieni përbërjen derisa të trashet dhe vendosen në një vazo të sterilizuar.
Lëreni të ftohet.

Dylli i bletës i zbut dhe i mbron buzët. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button